Ronaldo dhe Bale nuk luajnë ndaj Espanyolit

Sporti

Ronaldo dhe Bale nuk luajnë ndaj Espanyolit

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 22:22
Ronaldo dhe Bale

Real Madridi do të paraqitet pa dy yjet kryesorë në ndeshjen e nesërme.

Zinedine Zidane ka konfirmuar mungesat e Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale për duelin ndaj Espanyolit.

Sipas trajnerit të ‘Los Blancos’, portugezi është i ftohur, derisa Bale është lënduar ndaj Sportingut dhe do të pushojë nesër, transmeton KosovaPress.

“Cristiano nuk do të udhëtojë me ne, pasi që ka një grip. Në këtë gjendje nuk mund të luajë”, ka thënë Zidane.

“Ndërsa, Bale ka marrë një goditje të fortë në këmbë dhe nuk duam që ta rrezikojmë, pasi që kemi lojtarët e duhur për ta zëvendësuar”.

“Dua që ta kem Garethin në 100% të formës në ndeshjen e vështirë që kemi të mërkurën përballë Villarrealit”, ka theksuar trajneri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat