Me nëntë karateistë në Kampionatin Botëror!

Sporti

Me nëntë karateistë në Kampionatin Botëror!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:16
Pamje nga një stërvitje

Karateistët e kombëtares së Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e fundit me trajnerin Fehmi Mahalla para Kampionatit Botëror që do të mbahet nga 24-30 tetor në Linz të Austrisë. “Përzgjedhësi Ymer Rama ka bërë seleksionimin e karateistëve të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Kosova e përfaqësojnë Fortesa Orana (68 kg), Diellza Dragusha (+68 kg), Orges Arifi (-60 kg), Valdrin Rashiti (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), Blodin Pakashtica e Durim Haziri – ekipore”, thotë Fadil Arifi, kryetar i FFK-së. “Në kongresin e Federatës Botërore të Karatesë do të votohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë Federatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat