Phillip Island, zhgenjen Marquez, feston Crutchlow

Sporti

Phillip Island, zhgenjen Marquez, feston Crutchlow

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 09:16
Cal Crutchlow

Cal Crutchlow fiton Cmimin e Madh të Australisë, në pistën e Phillip Island, pas tij renditet menjëherë një super Valnetino Rossi me Yamaha, protagonist i një rekuperimi të jashtëzakonshëm të 15 pozicioneve. Në shkallën më të ulët të podiumit pozicionohet 21-vjeçari i skuadrës Suzuki Maverick Vinales, i cili la pas Doviciozon me Ducati. Kampioni i ketij kampionati, Marc Marquez, i cili dominoi garën, hyri fuqishëm në kthesën e katërtë duke u rrezuar 18 xhiro nga fundi. Gabimi i tij i dhuroi vendin e parë 30-vjeçarit të LCR Honda, Crutchlow, i cili perfitoi menjëherë. Piloti tjetër i Yamahas, Lorenzo u rendit në vendin e 6 dhe tani e shikon Rossin të shkëpur me 24 pikë në luftën për vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat