Moto GP, Rossi nuk fiton edhe me Marquez të rrëzuar

Sporti

Moto GP, Rossi nuk fiton edhe me Marquez të rrëzuar

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:50
Valentino Rossi dhe Marc Marquez

Me Marc Marquez të rrëzuar kur po udhëhiqte garën, nuk ishte Valentino Rossi fituesi i Çmimit të Madh të Australisë në Moto GP, por Cal Crutchlow.

Në Philip Island, në një pistë që më në fund u tha, anglezi i Hondës përfitoi nga “dhurata” e kampionit të shpallur spanjoll dhe la prapa italianin veteran të Yamaha, i cili gjithsesi bëri një garë spektakolare, duke u ngjitur nga vendi i 15 në vendin e dytë.

Në vend të tretë u rendit spanjolli Vinales (Suzuki), i cili la pas italianin Dovizioso (Ducati). Vetëm në vend të gjashtë Jorge Lorenzo, i cili tashmë e sheh veten 24 pikë larg Rossit, në betejën për vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat