Arifi dhe Rashiti eliminohen nga Kampionati Botëror

Sporti

Arifi dhe Rashiti eliminohen nga Kampionati Botëror

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2016 Në ora: 15:57
Orges Arifi

Karateistët Orges Arifi deri në 60 kg dhe Valdrin Rashiti -67 kg, janë eliminuar nga Kampionati Botëror i karatesë, që po zhvillohet në Linz të Austrisë. “Orges Arifi është eliminuar në xhiron e tretë të Kampionatit Botëror. Në luftën e parë e mposhti përfaqësuesin e Malajzisë, në të dytën atë të Shrilankës, ndërsa në xhiron e tretë u ndalë nga garuesi marokian. Valdrin Rashiti u eliminua nga garuesi i Perusë qysh në xhiron e parë. Nesër ekipi i Kosovës do të ndeshet me Ukrainën”, tha Fadil Arifi, kryetar i FKK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat