Musa: Alma, shpresa e ardhshme Olimpike

Sporti

Musa: Alma, shpresa e ardhshme Olimpike

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Alma Loki

Gjatë këtij viti janë dalluar disa nga karateistët e karateistet dhe arritën suksese të mira në rrafshin ndërkombëtar. Njëra ndër talentet është edhe Alma Loki, anëtare e Kastriotit nga Ferizaj dhe që ka thyer të gjitha rekordet e medaljeve sa i takon moshës që ka, 11 vjeç. Andaj, vetëm në vitin 2016, ajo në thesarin e saj ka mbledhur gjithsej 30 medalje nga garat kombëtare dhe ndërkombëtare: 24 të arta, 3 të argjendta dhe 3 të bronzta.  Trajneri i saj, Raif Musa, mendon se Alma do të arrijë edhe më shumë në të ardhmen. “Jam i bindur në suksesin e saj, sepse ushtron me përkushtim të thellë, dhe ndjekë me vetëmohim çdo këshillë taktike dhe teknike. Prandaj duhet përkrahur vullnetin e saj si  një nga shpresat e ardhshme Olimpike. Unë fuqishëm besoj në sukseset e ardhshme të saj”, tha Musa për gazetën kombëtare “Bota sot”. Rezultatet e Almës janë: kampione botërore në kategorinë U-12 – kumite në Umag të Kroacisë - nënkampione e dyfishtë kata&kumite nga turneu “Marmara Cup” në Stamboll. Kampione e dyfishtë e Kosovës kata e kumite, kampione e dyfishtë mbarëkombëtare kata e kumite, kampione e dyfishtë e të gjitha garave...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat