Notaret me rezultate të palakmueshme në Kampionatin Botëror

Sporti

Notaret me rezultate të palakmueshme në Kampionatin Botëror

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:48
Notaret e Kosovës

Në Kampionatin e 13 Botëror të notit në pishina të shkurta, që po zhvillohet në Windsor të Kanadasë, notaret e kombëtares së Kosovës Meriton Veliu, Flaka Pruthi dhe Melisa Zhdrella. “Të tre notaret patën paraqitje të mirë dhe arritën këto rezultate: Meriton Veliu garoj në disiplinën 100 metra mix dhe arriti kohën 01.05.28 dhe u rendit në vendin e 77 nga 83 sportist pjesëmarrës, gjithashtu u paraqit edhe në disiplinën 50 metra Krol dhe arriti kohen 00.26.33 dhe u rendit në vendin e 127 nga 138 sportist. Melisa Zhdrella garoj në disiplinën 100 metra mix dhe arriti kohën 01.12.12 dhe u rendit e 56 nga 61 pjesëmarrës.Flaka Pruthi, në disiplinën 50 metra delfin, ka pasur kohën 00.31.56 dhe u rendit e 67-ta nga 73 pjesëmarrës”, thuhet nga Federata e Notit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat