Strategjia mashtruese e Rusisë për të fituar medalje olimpike me doping

Sporti

Strategjia mashtruese e Rusisë për të fituar medalje olimpike me doping

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:39
Ilustrim

Raporti i agjencisë botërore anti-doping  (WADA) ka bërë të ditur se më tepër se 1000 atletë rusë kanë përdorur doping.

Rusia ka problem serioz me doping në sport.

Raporti i agjencisë botërore anti-doping  (WADA) ka bërë të ditur se më tepër se 1000 atletë rusë kanë përdorur substanca të ndaluara si pjesë e programit katërvjeçar të mbështetur edhe nga shteti, i filluar më 2011.

“Kjo është një aferë e paparë deri më tani, me strategji që Rusia të fitojë sa më tepër medalje”, deklaroi autori Richard McLaren për “BBC”.

WADA më herët kishte kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të pezullojë suspendimin e atletëve rusë, por ajo u refuzua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat