Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për parandalimin e dhunës...

Sporti

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për parandalimin e dhunës...

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Pamje nga një ngjarje

Sot, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Parandalimin e Dhunës dhe të Dukurive të tjera negative në Sport, me të cilin parashihen masat për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve jo të mira në ngjarjet sportive, obligimet e organizatorit të ngjarjes sportive, si dhe kompetencat e organeve zyrtare për shqiptimin e masave për parandalim të këtyre dukurive.
Po ashtu, ky ligj trajton parandalimin e dukurive negative si kurdisjet ë ndeshjeve sportive, që janë të dënueshme si dukuri negative në sport, dhe i favorizon vlerat e fer-play-t.
Ky ligj është në përputhshmëri të plotë me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (version i konsoliduar), GZ C 326/74, datë 26.10.2012, dhe është harmonizuar pjesërisht ne pjesët e aplikueshme për Republikën e Kosovës me Konventën Evropiane mbi Dhunën e Spektatorit dhe Sjelljen e Pahijshme në Ngjarjet sportive dhe në veçanti në Ndeshjet e Futbollit datë 1.11.1985 CETS, nr: 120.
MKRS-ja vlerëson se me miratimin e këtij ligji, krijohen kushte për mënyrën e organizimit të ngjarjeve sportive sipas normave ndërkombëtare. Ligji merr vlerë të veçantë duke ditur se Kosova tashëm është pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare sportive, prandaj nga në kërkohet përmbushja e standarde më të larta dhe konform normave ndërkombëtare.
Po ashtu, me miratimin e këtij ligji, atij për Sponzorizime, akteve nënligjore, MKRS-ja gradualisht po plotëson legjislacionin e fushës së sportit, duke respektuar normat më të larta ndërkombëtare., kjo komunikatë është publikuar nga Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat