Kthehen ethet e ‘Rally Dakar’, gara fillon më 2 janar 2017

Sporti

Kthehen ethet e ‘Rally Dakar’, gara fillon më 2 janar 2017

Më: 1 janar 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Gara do të zhvillohet për të nëntën herë në kontinentin e Amerikës së Jugut, ku Paraguai, Bolivia dhe Argjentina do të jenë nikoqire

Gara ‘Rally Dakar’ e cila vlerësohet si gara më e vështirë dhe më e rrezikshme në botë do të mbahet mes datave 2-14 janar 2017.

Gara do të zhvillohet për të nëntën herë në kontinentin e Amerikës së Jugut, ku Paraguai, Bolivia dhe Argjentina do të jenë nikoqire. Gara e 38-të Rally Dakar e cila do të fillojë më 2 janar në kryeqytetin e Paraguait, në Asuncion, do të përfundojë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Përndryshe, gara do të zhvillohet në katër kategori, gjegjësisht automjete, motoçikletë, kamion dhe quad (motor me katër rrota), ku pjesëmarrësit do të kalojnë më shumë se 9 mijë kilometra.

Kjo garë tejet e vështirë do të transmetohet drejtpërdrejt nga RedBull TV. Në garën e ‘Rallyt’ deri më tani 28 pjesëmarrës e kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat