NFL play-off, kualifikohen Seahawks dhe Texans

Sporti

NFL play-off, kualifikohen Seahawks dhe Texans

Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:22
NFL

Seattle Seahawks dhe Houston Texans kualifikohen në fazën cerekfinale të National Fotball League si dhe në gjymsëfinalet e konferencave. Skuadra nga Washingtoni dhe ekipi teksan eliminuan respektivisht në raundin e parë të play-offit, Detroit Lions dhe Oakland Raiders. Seattle dhe Houston tashmë do të jenë pjesë e fazës cerekfinale të NFL, aty ku më herët nëpërmjet ecurisë gjatë sezonit të rregullt kanë siguruar kualifikimin skuadra të tilla si New England Patriots, Kansas City, Chiefs, Dallas Cowboys dhe Atlanta Falcons. Për fituesit e Superbowl-it në vitin 2013, Seattle Seahawks ndeshja e raundit të parë të play-offit ndaj Detroit Lions rezultoi shumë e thjeshtë.

Vetëm në periodën e parë të lojës rezistoi skuadra nga Michigani me rezultatin që mbeti i pandryshuar 0-0 sepse më pas ndeshja nuk kishte më histori. Falë një rezultati të pjesshëm 10-3 në periodën e dytë dhe 16-0 në favor në periodën e 4-t dhe të fundit të besuarit e trajnerit Pete Carroll triumfuan me shifrat e thella 26-6. Kjo ishte fitorja e 10-të rradhazi në shtëpi në sfidat e play-offit për Seahawks. Në CenturyLink Field në Seattle më i miri në fushë për Seahawks ishte placekicker Steven Hauschka. Në cerekfinalet e play-offit Seattle tashmë do të ketë përballë Atlanta Falcons. Ndërkohë nuk hasi vështirësi për të avancuar më tej as Houston Texans. Skuadra e trajnerit Billy O’Brien mposhti me rezultatin e përgjithshëm 27-13 Oakland Raiders për meritë edhe të quarter-back të talentuar Connor Cook. Ky i fundit realizoi 18 pasime të sakta nga 45 në total nga distanca e 161 yard-eve, ndërkohë që realizoi dhe 1 touchdoën. Rivali i rradhës për Houston Texans në play-offin e futbollit amerikan do të jetë një mes New England Patriots dhe Kansas City-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat