Nishevci: Shpresoj të jem në finalen e evropianit

Sporti

Nishevci: Shpresoj të jem në finalen e evropianit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:18
Herolnd Nishevci gjatë një gare

Karateisti më i mirë në Kosovë, Herolind Nishevci, mëton medalje në Kampionatin Europian që do të mbahet gjatë muajit maj në Turqi.  Anëtari i kombëtares së Kosovës dhe i KK Ipponit nga Prishtina, zotohet se do të përgatitet në çdo aspekt dhe të jetë sa më i gatshëm për secilën garë sidomos edhe për të javës së ardhshme, ku zhvillohet Premier League në Paris. Fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin e kaluar, si dhe sportisti më i mirë në Prishtinë për vitin 2016, shprehet se ka plane të mëdha për vitin 2017. Ai thotë se përgatitjet do t’i zhvillojë me ish-kampionin evropian Fehmi Mahallën, me synim që të jetë sa i gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Bota sot”: Gjatë këtyre ditëve mbretërojnë temperaturat polare në Kosovë, sa ndikojnë në përgatitje?

Herolind Nishevci: Nuk mundemi me ushtruar ashtu siç dojmë ne, sepse është shumë ftoftë edhe në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, sepse edhe janë duke i rinovuar sallat dhe për momentin jemi përkushtuar vetëm me vrapime në natyrë.

“Bota sot”: Me 25 janar mbahet Premier League në Paris, a mund të përgatiteni në mënyrën më të mirë?

Herolind Nishevci: Jemi duke tentuar të përgatitemi sa më mirë dhe ta shohim.

“Bota sot”: A mendoni se do të jeni në formë edhe më të mirë për edicionin e ri?

Herolind Nishevci: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat