Orana: Medalja e argjendtë me motivon

Sporti

Orana: Medalja e argjendtë me motivon

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:21
Orana

Karateistet e kombëtares së Kosovës shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira në turneun prestigjioz ‘Grand Prix Croatia’, që po mbahet në Samobor të Kroacisë.  Karateistja e talentuar, Alma Loki, është kampione në kategorinë e katave. Federata e Karatesë e Kosovës bëri të ditur se janë fituar edhe tri medalje të argjendta dhe një e bronztë. Fortesa Orana, Gresa Zhitia dhe Adelina Rama në disiplinën U-21 u stolisen me medalje të argjendtë në kumite, si dhe Albulena Gërvalla, e fitoi medaljen e bronztë në disiplinën e juniorëve 16-17 vjeçare në kategorinë deri në 53 kilogram. Fortesa Orana u shpreh për gazetën kombëtare ‘Bota sot’ se është e lumtur për këtë medalje dhe me pak fat do ta fitonte edhe të artën: “Kjo është një para përgatitje para evropianit dhe në fakt ka qenë konkurrenca mjaft e fortë. Mendoj se kjo medalje është një motivim i madh për gara e ardhshme”, tha Orana, duke treguar se sa ishte vështirë të arrihet në finale: “Shorti ishte mjaft i vështirë në gjysmëfinale, kur e mposhta kroaten dhe në finale me kampionen evropiane humba me rezultat 1:0. Me një fjalë,  për mua ka qenë përvojë mjaft e madhe me garuese evropiane. Prandaj, kjo më motivon edhe më shumë për sfidat e ardhshme sidomos synoj medalje evropiane për U-21 në Sofje të Bullgarisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat