Komuna e Ferizajt mbështet karateisten e talentuar

Sporti

Komuna e Ferizajt mbështet karateisten e talentuar

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:01
Kryetari Svarqa e priti Alma Lokun

Karateistja Alma Loku u përgëzua për çmimin “Gand prix” në turneun ndërkombëtar të karatesë në Kroaci. Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti Alma Lokun, për t’i shprehur urime me rastin e suksesit më të ri. Svarqa përgëzoi Almën dhe trajnerët e saj, duke e çmuar edhe këtë sukses si një nder që i bëhet Ferizajt dhe gjithë Kosovës. Ai theksoi se Ferizaj tashmë po përfaqësohet në garat ndërkombëtare me shumë sportistë dhe kjo gjë na bën krenar të gjithëve, aq më tepër sukseset shumë të dalluara si ky i Alma Lokut. Kryetari i Ferizajt bëri të ditur se Komuna do t’i japë një mbështetje simbolike financiare karateistes Alma Loki, në shumë 500 euro, si stimulim për punën e saj, raporton ferizajpress.

Trajneri Gani Mahalla dhe drejtori i klubit të karatesë “Kastrioti”, falënderuan për pritjen dhe shfaqën shpresën se Komuna e Ferizajt nuk do ta kursejë mbështetjen për ndërtimin e një salle sportive, në të cilën karateistët do të mund të përgatiteshin më mirë për gara.

Ndërsa kampionia Alma Loku, u shpreh e gatshme të angazhohet për të arritur edhe suksese të tjera, për ta bërë krenare familjen, Ferizajn dhe gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat