Kështu motivohet Alma, me një pushim në det, dhe...

Sporti

Kështu motivohet Alma, me një pushim në det, dhe...

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:18
Alma me dhuratë në dorë dhe drejtuesit e klubit

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, iu dha nga 50 euro për gjithë garuesit që fituan medalje në turneun ‘Grand Prix Croatian’ në karate, që u mbajt në Samobor. Mirëpo, Alma Loki, talente e karatesë që ka vetëm 12 vjeç, kampione në kata në turneun ‘Grand prix Croatian’, ditë më parë mori mbështetje 500 euro nga Komuna e Ferizajt, por edhe 100 euro nga vetë kryetari i klubi të saj, Halil Mahalla,duke e motivuar gjithnjë e më shumë, duke i treguar të gjithëve se për rezultate e suksese shpërblehesh. “Në stërvitjen e parë për vitin 2017,u bë edhe pritja e Alma Lokut,e cila u kthye me medalje të ARTË, nga gara prestigjioze Grand Prix Croatia 2017,dhe nderoj klubin,qytetin dhe Kosovën me paraqitjen e saj të shkëlqyer në arenën Europiane. Kryetari i klubit z. Halil Mahalla dhe kryesia e klubit të Kastriotit, të kënaqur me rezultatin e saj, morën vendim që në formë simbolike ta shpërblejnë Almën me: - 100 euro, dhe një pushim në det gjatë verës për paraqitjen dhe rezultatin e shkëlqyer në Kroaci. Po ashtu, z.Halil Mahalla shprehi gatishmërinë përpara nxënësve tjerë, se çdo rezultat që sjellët në klub edhe nga garuesit tjerë, do të shpërblehet në vazhdimësi sipas nivelit të garave dhe mundësive të klubit”, shkruan klubi i karatesë moderne Kastrioti nga Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat