Kosova me disa garues në Paris

Sporti

Kosova me disa garues në Paris

Nga: K.G. Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:26
Pamje nga një stërvitje

Kombëtarja e Kosovës me 11 karateistë do të marrë pjesë në turneun ‘Parisi Open’. Zyrtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës bënë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për këtë turne të rëndësishëm. “Kombëtarja e Kosovës në karate pritet të marr pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Parisi Open’ qe do të mbahet nga 27-29 janar 2017, në Paris te Francës. Në ketë garë shumë te rëndësishme Kosova do të përfaqësohen me 11 garues në konkurrencën e seniorëve (4 femra dhe 7 meshkuj). Për shkak te numrit te limituar në 100 pjesëmarrës në kategori nga sportdata, 7 garues nga konkurrenca e meshkujve nuk janë regjistruar zyrtarisht, në sportdata. Mirëpo pas shumë kontakteve me zyrtarët e Federatës Botërore te Karatesë (WKF) nga kryetari i Gjyqtarëve te Karatesë te Kosovës Ardian Muhadri dhe sekretari i Përgjithshëm i FKK-se, Përgjithshëm Përgjithshëm Nazmi Gashi u arrit marrëveshja qe 7 garues te Përfaqësues së Kosovës në Karate te marrim pjesë me letër konfirmimin nga WKF. Tani jemi në pritje te përgjigjes se vizave (shpresojmë pozitive) nga Ambasada e Francës në Prishtinë, për 9 garues dhe një trajner”, bëhet e ditur nga FKK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat