MotoGP, Vinales fluturon në Phillip Island

Sporti

MotoGP, Vinales fluturon në Phillip Island

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Vinales

Maverick Vinales dominoi në ditën e dytë të testeve në Phillip Island. Talenti i Movistar Yamaha fluturoi në cirkuitin australian, duke u klasifikuar në vendin e parë, thuajse 4 të dhjetat më i shpejt se bashkëkombasi Marc Marquez.

Vinales u paraqit menjëherë i shpejt, me numrin 25 që e frenoi kronometrin në kohën 1:28.847. Pas shpinës së tij u pozicionua Marquez me Honda, që provoi zgjidhje të ndryshme teknike përsa i takon elektronikës, por në fund u rendit vetëm në vendin e dytë. Pas kampionit të botës, ishte Cal Crutchlow me skuadrën satelit të Hondas, thuajse gjysmë sekondi më i ngadaltë se kryesuesi. Vetëm i katërti Alvaro Bautista, i cili u klasifikua përpara Andrea Dovizioso-s me skkuadrën zyrtare Ducati.

Në ditën e 38-vjetorit të lindjes, Valentino Rossi u pozicionua vetëm në vendin e 8-të, duke provuar zgjidhje të ndryshme teknike por edhe gomat. Distanca nga shoku i skuadrës ishte 8 të dhjetat me “Doktorin” që në fund të testeve deklaroi se pas modifikimeve nuk është konkurrues në pistë. Zhgënjyese edhe paraqitja e Jorge Lorenzo që vazhdon të punojë me motorin e ri Ducati, por është dukshëm i distancuar nga rivalët. Spanjolli zhvilloi 32 xhiro, por pavarësisht angazhimit në pistë koha e regjistruar mbetet ende e lart, duke e mbyllur ditën e dytë të testeve 1,3 sekonda larg kreut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat