Mahalla: Këta i mësuam si ta duan atdheun

Sporti

Mahalla: Këta i mësuam si ta duan atdheun

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:53
Foto e viteve 90-ta

Gani Mahalla, trajner i klubit të Kastriotit nga Ferizaj, ka postuar një foto që ka më shumë se 20 vjet dhe kujton kohën kur funksiononte salla e improvizuar e tyre dhe gjithnjë kishte qenë halë në sy nga regjimi kriminal serb. “Ne punonim përpara luftës në vijën e drejtë institucionale të Republikës së Kosovës dhe merrnim pjesë dhe kishim suksese, në të gjitha garat e karatesë, që organizoheshin nga Federata e Karatesë së Kosovës. Këta fatosa tani, të gjithë janë burra të mëdhenjtë... Këtu përveç karatesë ne ua mësuam edhe atë si ta duan atdheun dhe si ta duan lirinë...Sepse ne jemi Kastriot”, shkruan Mahalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat