U festua dita botërore e pingpongut

Sporti

U festua dita botërore e pingpongut

Më: 6 prill 2017 Në ora: 21:43
ilustrim

Sot, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, federata e pingpongut organizoi ditën botërore të pingpongut duke ofruar për komunitetin një aktivitet më ndryshe. Sivjet është viti i dytë që fppk organizon këtë aktivitet, e që sivjet në botë janë 83 shtete që kanë regjistruar organizimin e kësaj dite.

Aktiviteti u organizua fal kontributit të miqve të cilët i falënderojmë përzemërsisht duke filluar nga Uji Dea, Frutomania, Vlera, Tick Media, Stagu, Komuna e Prishtinës, Ministria e kulturës rinis dhe sportit, e shumë vullnetarë. 

Që nga ora 9 e mëngjesit filloi aktiviteti me vendosje të tavolinave dhe rregullimin e arenës, pastaj komuniteti ishte i mirëpritur nga muzika dhe ngjarjet që ishin paraparë nga organizatorët. Në fytyrat e pjesëmarrësve vërehej lumturi. Pingpongistët më të mirë të Kosovës dhanë kontributin e tyre duke ju shpjeguar më të rinjve se si luhet pingpong.  
Aktiviteti i paraparë të zgjatë deri në 19, përfundoi më herët për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo aktiviteti u prit mjaft mirë nga të gjithë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin mbi 800 persona të moshave të ndryshme, duke filluar nga parashkollorët e deri të pensionistët, e gjithashtu aktiviteti u mbulua edhe nga të gjitha mediat e vendit. 

Dita ditës po vërehet interesim më i madh i të rinjve për aktivitete të ndryshme sportive, e pingpongu është një ndjenjë e posaçme që nuk humbet, përmendim fjalën e bacës Bejtë “edhe në ëndërr shoh ka luaj pingpong”, apo të vogëlushes “kur të rritem dua të bëhem kampione si Vlona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat