Shkon Kaltrina!

Sporti

Shkon Kaltrina!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2017 Në ora: 23:44
Kaltrina Sylejmani

Kaltrina Sylejmani ka përfunduar mandatin e saj si drejtore për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Vitisë. Ajo largohet ballëlartë dhe i falënderon të gjithë. Ndryshe, Kaltrina njihet me punën e saj të palodhshme por edhe si bukuroshe që i dha frymë sportit vitias, e cila do të vazhdojë karrierën e saj diku tjetër, por ende nuk dihet se ku.

"Falenderime të pafundme bashkëpunëtorëve me të cilët rrugëtova pothuaj 4 vite Ky rrugëtim ishte sfidues, por do të mbetet si eksperienca më e mirë në jetën time profesionale!

Faleminderit Kryetarit Haliti, për bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të parezervë, por mbi të gjitha për besimin e dhënë në udhëheqje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Faleminderit kolegëve Drejtorë, personelit të DKRS-së dhe komuniteteve përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim.

E di që kontributi dhe angazhimi im gjatë këtyre viteve ishte shumë i sinqertë dhe i gëzohem rezultateve dhe progresit të arritur së bashku me bashkëpunëtorët e mi deri tani! Jam e sigurt se kjo drejtori do të vazhdojë me suksese edhe më të mëdha, nën udhëheqjen e Drejtorit shumë punëtor dhe kreativ Milot Lala, të cilit i uroj shëndet dhe suksese në përgjegjësinë e re. Duke qenë e vetëdijshme dhe duke besuar shumë në potencialin dhe vullnetin e Kryetarit Haliti, bordit të Drejtorëve, personelit të DKRS-së, komunitetit të kulturës, rinisë dhe sportit jam e sigurtë që do të shihemi për të mira dhe suksese!

Faleminderit kolegë, qytetar dhe bashkëpunëtor të mi për ndihmën dhe kontributin e dhënë në emër të zhvillimit të Komunës tonë të vogël, me zemër të madhe! Falëminderit", shkruan Kaltrina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat