Dionis Thaçi fitues i garës në BodyBuilding dhe Fitness

Sporti

Dionis Thaçi fitues i garës në BodyBuilding dhe Fitness

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:15
Dionis Thaçi, fitues i gares së Kupës së Kosovës në BodyBuilding dhe Fitness.

(E plotësuar) - Juria profesionale, e përbërë prej pesë anëtarëve, ka shpallur fitues Dionis Thaçin, fitues së garës së Kupës së Kosovës në BodyBuilding dhe Fitness.

Federata e BodyBuilding dhe Fitnessit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, sot kanë organizuar garën në kuadër të Kupës së Kosovës që u mbajt Mitrovicë, ku në katër kategori, BodyBuilding, Fitness, Men's Classic dhe kategoritë e Femrave, kanë marrë pjesë gjithsej rreth 50 garues.

Fitues i vetëm në kategorinë deri në 23 vjet dhe në kategorinë e mesme, u shpall dy herë kampioni i Kosovës në kategorinë deri 23 vjeç dhe një herë në kategorinë e mesme, Dionis Thaçi.

Thaçi ka falënderuar Kompaninë Konson-m për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sukseseve në karrierën e tij.

 “Me këtë sport merrem që shtatë vite, herën e parë në vitin 2013 në Pejë kam marr vendin e parë në kategorinë deri 23 vjet, më 2014 vendin e dytë në ËBF garën evropiane, më 2016 kam zënë vendin e parë në dy kategori, deri më 23 vjet dhe kategorinë e mesme. Prej kësaj gare pres fitore. E falënderoj Kompaninë Konson që më ka mbështetur prej fillimit deri në fund të këtyre garave”, ka thënë Thaçi.

Mbahet gara në BodyBuilding dhe Fitness

Federata e BodyBuilding dhe Fitnessit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë organizuar garën në kuadër të Kupës së Kosovës që u mbajt të shtunën në Mitrovicë, ku në katër kategori, BodyBuilding, Fitness, Men's Classic dhe kategoritë e Femrave, kanë marrë pjesë gjithsej rreth 50 garues.

Kryetari i Federatës së BodyBuilding-Fitness Kosova, Esat Lata u shpreh i lumtur që kjo garë po mbahet pikërisht në qytetin e Mitrovicës. Sipas tij, Mitrovica gjithnjë ka ofruar mbështetje për sportin e Kosovës.

Lata: Kemi gjetur një mbështetje dhe përkrahje

“Për herë të parë në këtë cilësi ne mbajmë garën këtu në Mitrovicë, për një arsye, sepse në këtë qytet kemi gjetur një mbështetje dhe përkrahje jashtëzakonisht të madhe për Federatën dhe sportin e Kosovës”, ka thënë Lata.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke uruar sportistëve suksese, premtoi se Mitrovica çdoherë do të mbështesë sportistët dhe të gjithë ata të cilët punojnë.

Bahtiri: Mitrovica do të jetë çdoherë mikpritëse

“Sportistëve suksese, dhe ne do të jemi ata që do t’i shikojmë njerëzit që kanë punuar shumë dhe me punë kanë arritur deri këtu, ndërsa ne do të shohim cili është më i miri. Në Mitrovicë do të gjeni gjithnjë përkrahje sepse Mitrovicën e nderoni sa herë që vini dhe Mitrovica do të jetë çdoherë mikpritëse për të gjithë ata që punojnë shumë”, theksoi Bahtiri.

Në anën tjetër, Dionis Thaçi, dy herë kampion i Kosovës në kategorinë deri 23 vjeç dhe një herë në kategorinë e mesme, tha se pret fitore në këtë garë. Ai ka falënderuar Kompaninë Konson-m për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sukseseve në karrierën e tij.     

Thaçi: Me këtë sport merrem që shtatë vite

“Me këtë sport merrem që shtatë vite, herën e parë në vitin 2013 në Pejë kam marr vendin e parë në kategorinë deri 23 vjet, më 2014 vendin e dytë në WBF garën evropiane, më 2016 kam zënë vendin e parë në dy kategori, deri më 23 vjet dhe kategorinë e mesme. Prej kësaj gare pres fitore. E falënderoj Kompaninë Konson që më ka mbështetur prej fillimit deri në fund të këtyre garave”, ka thënë Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat