Kampionit i vjedhin medaljen prej ari, policia e gjen në Shqipëri

Sporti

Kampionit i vjedhin medaljen prej ari, policia e gjen në Shqipëri

Më: 8 maj 2017 Në ora: 11:17
ilustrim

Është gjetur më në fund medalja e artë olimpike që i ishte vjedhur në banesën e tij atletit paralimpik italian, Oscar De Pelegrin. Medalja e tij kishte humbur gjatë muajve të fundit dhe policia italiane, e cila ishte vënë në kërkim të saj, më në fund ka bërë me dije se ajo është gjetur në Shqipëri.

De Pellegrin e kishte fituar këtë medalje në “Londër 2012” më garën e gjuajtjes me hark. Ai ka rënë pre e grabitjes në shtëpinë e tij, ku hajdutët i kishin vjedhur kujtimin e çmuar që kishte nga karriera e tij sportive.

Gjatë inspektimeve, janë gjetur një sërë gjurmësh gishtërinjsh dhe pas hetimeve disamujore, polica e provincës së Belunos, ku banon atleti, ka konfirmuar se në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, ka arritur të lokalizojë medaljen e vjedhur në vendin tonë.

Po vijojnë procedurat për kthimin e medaljes tek i zoti, ndërsa nuk janë dhënë detaje se cili është autori që ka kryer këtë vjedhje apo mbi mënyrën e vjedhjes së medaljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat