Wenger: Top katërshja nuk ndikon në të ardhmen time

Sporti

Wenger: Top katërshja nuk ndikon në të ardhmen time

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:26
Arsene Wegner

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka sugjeruar se fati i ekipit të tij në top katërshen e Premier Ligës angleze nuk është përcaktues për të ardhmen e tij.

67 vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen tij, nëse do të largohet nga klubi pas dy dekadash apo do të rinovojë.

“Unë besoj se një përfndim jashtë top katërshes nuk do ët ketë ndikim në mënyrën se si do të udhëhiqet klubi ose si do të sillet në tregun e transferimeve”.

“Unë e di se ku dëshironi të më nxjerrni, por nuk mund t’iu jap një indikacion për ët ardhmen time”.

“Nëse ne përfundojmë jashtë top katërshes atëherë do të jetë ndoshta për një pikë. Do të jetë e vështirë të gëlltitet, por kjo nuk duhet të ndryshojë gjykimin për ekipin”.

“Ju duhet të mbani fokusin e njëtjë dhe të tentoni që të forconi skuadrën. Kjo është ajo që do të bëjë klubi”, u shpreh Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat