Rossi rrëzohet dhe përfundon në spital

Sporti

Rossi rrëzohet dhe përfundon në spital

Më: 26 maj 2017 Në ora: 05:46
Valentino Rossi

Valentino Rossi është rrëzuar me motorin e tij të garës dhe ka përfunduar në spital.

"Doktori" ka qenë duke u stërvitur me motorin e tij në pistën e Cavallara-s, kur ka ndodhur incidenti. 

Piloti italian është dërguar menjëherë në spitalin "Infermi", të Riminit dhe sipas mjekëve është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Rossi nuk ka pësuar asnjë frakture dhe nuk e ka humbur për asnjë çast vetëdijen, por mjekët kanë vendosur t'a mbajnë nën vëzhgim për gjatë gjithë natës.   

Në komunikatën e skuadrës Yamaha, për të cilën Rossi garon thuhet: "Piloti ynë Valentino Rossi është përfshirë në një incident gjatë stërvitjes me motorin e tij të garës, në pistën e Cavallara-s. 38 vjeçari është dërguar menjëherë në spital për një kontroll të specializuar mjekësor, nga ku ka rezultuar se ka pësuar vetëm një traumë të lehtë të kraharorit dhe barkut".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat