PSG ndryshon mendje, heq dorë nga Aubameyang

Sporti

PSG ndryshon mendje, heq dorë nga Aubameyang

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:52
PSG

Paris Saint Germain heq përfundimisht dorë nga blerja e Pierre Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga  Gaboni është objektivi i madh i klubit francez për sulmin dhe njëkohësisht për merkaton e kësaj vere, por atëherë kur dukej shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, skuadra nga kryeqyteti i Francës është tërhequr nga gara për të firmosur me 27-vjecarin. Borussia e Dortmundit në mënyrë që të mos privohet nga shërbimet e lojtarit afrikan ka vendosur një cmim shumë të lartë për kartonin e Aubameyang duke i kërkuar Parisit më tepër se 70 milionë Euro për ta lënë të lirë futbollistin.

Duke parë kërkesat e Dortmundit, drejtori sportiv i parizienëve i sapozgjedhuri Antero Henrique, ka vendosur të tërheqë ofertën për Aubameyang pasi PSG-ja, nuk i ka mundësitë për ti lejuar vetes një shpeznim të tillë kaq marramendës për vetëm një lojtar. Në këtë mënyrë e ardhmja e Aubameyang nuk do të jetë te Paris Saint Germain. Gjasat janë që golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit të Bundesligës të qëndrojë në Signal Iduna Park ose të presë ndonjë ofertë nga Anglia ose Spanja. Parisi ndërkohë ka rikthyer interesin në drejtim të kilianit Alexis Sanchez që ndiqet më vemëndje edhe Bayern Munich e Manchester City. Një tjetër dëshirë e trajnerit Unai Emery është Kylian Mbappe, por janë pothuajse zero shanset që 18-vjecari të kalojë nga Monaco te Paris Saint Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat