Në radhë spektakli në Ferizaj

Sporti

Në radhë spektakli në Ferizaj

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:52
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën auto-sllallom që do të zhvillohet në Ferizaj

Pas garës rrethore në Prizren, asaj malore në Prevallë dhe kartingut të javës së kaluar në Gazimestan, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën auto-sllallom që do të zhvillohet në Ferizaj.

Interesimi në Ferizaj nuk ka munguar asnjëherë, prandaj është e sigurt se kështu do të jetë edhe kësaj radhe.

Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë veturat serike, veturat sprint/tuning dhe veturat sportive garuese. Paraqitja në garë fillon që nga ora 8:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave të zakonshme, gara zyrtarisht fillon në orën 13:00.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në organizimin e saj do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat