Mançester City kontakton Ronaldon

Sporti

Mançester City kontakton Ronaldon

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 18:51
ilustrim

Skuadra angleze Mançester City ka qenë në kontakt me Cristiano Ronaldo pas lajmit se ai është duke kërkuar të largohet nga Real Madridi, raporton Don Balon.

Sulmuesi portugez ka lidhje të forta me Cityn, por nuk dihet nëse Pepe Guardiola do të bëjë lëvizje për të sjellë në radhët e skuadrës portugezin, i cili është në hetime të prokurorisë spanjolle për shkak të fshehjes së tatimeve.

Manchester City mund të ofrojë një pagë më të lartë për Cristiano Ronaldo i cili aktualisht qëndron në Real Madrid, shkruan Don Balon.

Pakënaqësia e sulmuesit portugez duket se ka lidhje me sjelljen që kanë mbajtur “Los Blancos” përballë akuzave ndaj tij për evazion fiskal, me presidentin Florentino Perez që u ka bërë presion medieve për të evituar publikimin e njoftimit se mashtrimi lidhet pikërisht me Realin.

PSG dhe Manchester United duket se janë të vetmet skuadra të interesuara për Ronaldon, por nuk dihet nëse janë të gatshme të ofrojnë shumë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat