Sfida e jetës, kampioni në not garon me peshkaqenin e bardhë

Sporti

Sfida e jetës, kampioni në not garon me peshkaqenin e bardhë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 08:59
Michael Phelps, dhe pashkaqeni i bardhë

Michael Phelps, olimpisti i cili ka marrë më shumë medalje në gjithë historinë e Lojrave Olipmike, më në fund ka gjetur kundështarin e tij më të fortë.

28-vjeçari do të garojë me një peshkaqen gjigand të bardhë muajin që vjen më 23 korrik në “Shark Week” në Discovery Channel.

Në një njoftim për shtyp Discovery Channel e quajti këtë një ngjarje monumentale që asnjë njeri nuk e ka provuar kurrë më parë.

Phelps ka postuar më parë një foto në Instagram së bashku me një peshkaqen të bardhë brenda një kafazi zhytjeje.

Shanset që ai të fitojë do të varen se sa i motivuar do të jetë peshkaqeni.

Ata mund të notojnë me rreth 8 km/h por mund të arrijnë edhe shpejtësinë maksimale 40 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat