Kampionet e vaterpolit bëhen heroina, shpëtojnë nga mbytja 3 plazhistë

Sporti

Kampionet e vaterpolit bëhen heroina, shpëtojnë nga mbytja 3 plazhistë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:35
Elisa Queirolo, Rosaria Aliello dhe Alexandra Cotti

Tri notare të kombëtares italiane të vaterpolit janë kthyer në heroina, duke u shpëtuar jetën 3 personave, që kishin hyrë për t’u larë në det. Elisa Queirolo, Rosaria Aliello dhe Alexandra Cotti po pushonin në plazhin e Borgo Marina (Imperia), pak orë pas ndeshjes miqësore që kombëtarja “azzurre” luajti me Greqinë. Tri notaret, kanë parë një punonjës të plazhit që kërkonte ndihmë për të shpëtuar tri pesona që kishin hyrë thellë në det edhe pse ai ishte me dallgë.

Punonjësit e plazhit kishin ndaluar hyrjen në det, por disa persona nuk zbatuan urdhërin dhe të shtyrë nga një rrymë e fortë uji kishin shkuar në thellësi e nuk po dilnin do, raporton telesport. Tri notaret hynë dhe shpëtuan jetën e 3 personave që ishin në rrezik për jetën, duke i tërhequr me not drejt bregut. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të pasdites së djeshme, pak minuta pasi rojtarët e plazhit i kishin shpëtuar jetën më parë edhe një vajze të vogël. Duartrokitjet për 3 notaret nuk munguan pas gjestit heroik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat