De Boer merr ofertë nga Crystal Palace

Sporti

De Boer merr ofertë nga Crystal Palace

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 23:25
Frank de Boer

Frank de Boer ka marrë një ofertë për të zëvendësuar Sam Allardyce si trajner i Crystal Palace, raporton Guardian.

De Boer ishte më herët në krye të Ajax dhe pati një qëndrim të pasuksesshëm në Inter në fillim të sezonit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Mauricio Pellegrino ishte një kandidat impresiv, por është vendosur që të zëvendësojë Claude Puel në Southampton, derisa ish-trajneri i Saint-Etienne Christophe Galtier po ashtu ishte pranë kalimit në skuadrën angelze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat