Haxhimusa: Synojmë medalje në Kampionatin e Kosovës

Sporti

Haxhimusa: Synojmë medalje në Kampionatin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2017 Në ora: 17:14
KN Kastrioti

Klubet e notit po përgatiten secila në bazë të mundësive të tyre, që të janë të gatshëm për Kampionatin e Kosovës në not. Disa klubet pretendojnë të befasojnë për të mirë dhe të sjellin sa më shumë medalje në vitrinat e tyre. Klubi i notit Kastrioti nga Ferizaj ka ditë që janë në vlugun e madh të përgatitjeve në Durrës. Trajneri i këtij i klubit, Bashkim Haxhimusa, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka një ekip me notarë e notare të talentuar dhe që premtojnë shumë. Ai është optimistë se do të arrijnë rezultate të mira posaçërisht të fitojnë medalje në Kampionatin e Kosovës.

“KN Kastrioti gjendet në përgatitje intensive në Durrës për Kampionatin e Kosovës, i cili mbahet me 10 deri me 12 korrik. Në radhët e KN Kastriotit ka dy përforcime, si Thesar Avdullahu dhe Rina Zejnullahu, që të dytë rreshtohen si ndër garuesit më favoritë në Evropë në disiplinat e tyre në not. Vlen të theksohet se KN Kastrioti në këtë kampionat synon edhe medalje tjera, pasi që mendohet se janë të përgatitur mirë. Familjaret e Thesar Avdullahut dhe Rina Zejnullahut ndihen shumë të lumtur që fëmijët e tyre kanë arritur t’i mbrojnë ngjyrat e Kosovës dhe gjitha shpenzimet për këtë garë ia bartin vet. Nëse do të shkojnë gjërat ashtu si i planifikon klubi, Thesari dhe Rina, do të jenë pjesë e Olimpiadës së ardhshme”, thotë Haxhimusa. Ai tregon edhe çfarë stërviten më shumë dhe nga cilët garues pret më tepër në Kampionatin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat