Klubi Alpin Prishtina, gati për pushtimin e Majës së Kollatës

Sporti

Klubi Alpin Prishtina, gati për pushtimin e Majës së Kollatës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:52
Klubi Alpin Prishtina

Klubi Alpin Prishtina, me datën 23.07.2017, do të organizojë ngjitje bjeshkatare, për pushtimin e Majës së Kollatës, në Regjionin e Valbonës. Përveç Majës së Kollatës (Rodi), do të pushtohet edhe Kollata e Keqe, nëpër të cilën do të kalohet gjatë ngjitjes për në pikën markante.

Maja e Kollatës ka terren të kombinuar alpin dhe është ndër masivet më të bukura të Bjeshkëve të Nemuna. Pozicioni gjeografik mundëson pamje të mahnitshme të Luginës së Valbonës, Masivit të Kojeve të Kuqit si dhe gjithë vargmaleve të Malësisë së Madhe. Kushtet klimaterike janë të përshtatshme dhe parashihen temp. deri në 30 gradë. 
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë Letërnjoftimin me vete, ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për të dielën, shami dhe kremëra mbrojtës kundër diellit, thuhet mes të tjera nga klubi prishtinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat