Gashi e Goçi më të mirët te Ura Fshejtë

Sporti

Gashi e Goçi më të mirët te Ura Fshejtë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 19:01
Pamje nga një garë

Gara më atraktive është mbajtur te Ura e Fshejtë. Gara e kërcimeve nga Ura Fshejtë si gjithmonë sjellë emocione të mëdha, ndërsa kësaj radhe triumfuan Florid Gashi dhe Shkëlzen Goçi.

Te dy garuesit dëshmuan klasin e tyre dhe fituan në stilin “Dallëndyshe”, pasi tubuan nga 58.5 pikë. Ky ishte edicioni i 67-të dhe tejet interesant. Në stilin “në këmbë” fituan Egzon Prenqi dhe Kreshnik Bajra. Çmimin e ndanë familjarët e Riza Sali Gërqinës, kampioni i shumëfishtë i kësaj gare, që vdiq pak muaj më parë pas një kërcimi nga Ura e Fshejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat