Ky është babai i njeriut më të fortë në Kosovë

Sporti

Ky është babai i njeriut më të fortë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:04
Bujar Muli me babain e tij

Bujar Muli si zakonisht përkujdeset për befasi të shumta sidomos po punon me zell të shtuar që brenda një periudhe të shkurtër të thyejë edhe një rekord.

Ai është i njohur jo vetëm në Kosovë si njeriu që ndal me duart veturën pavarësisht sa i jep gaz apo që ngritë me shpinë traktorin ose me gjoks shtynë pesë veta që janë të gjithë të rreshtuar në njërën anë. Ai nga postuar një foto me babain e tij duke pirë çaj dhe seç merret vesh ai e mbështetë në çdo aktivitet sportiv. “Nuk ka kënaqësi me të madhe se sa të pish çaj me babë”, shkruan Muli.  Babi i tij quhet Ferat Muli, ka qenë futbollist i njohur i Kosovës së Vushtrrisë, ndërsa me profesion është profesor i gjuhës angleze. Ferati ka qenë mbrojtës i jashtëzakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat