Neymar punëson si truproje Nordine Taleb – garues në UFC

Sporti

Neymar punëson si truproje Nordine Taleb – garues në UFC

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:30
Nordine Taleb

Neymar e ka punësuar si truproje personal Nordine Taleb që garon në UFC.

Taleb do të jetë mburoja prej njeriu për Neymar që ta mbajë jashtë rreziku në rrugët e Parisit.

Luftëtari i atyre që njihen si Artet Marciale të Përziera para se të ishte pjesë e UFC-së, garës më të fortë në botë të MMA, ka qenë pjesë e Bellator.

Ai në UFC garon në kategorinë welterweight dhe ka 13 fitore e katër humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat