Bodybilerja vdes nga konsumimi i tepërt i proteinave

Sporti

Bodybilerja vdes nga konsumimi i tepërt i proteinave

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:28
Bodybilderja australiane, Meegan Hefford

Bodybilderja australiane, Meegan Hefford ka vdekur këtë verë për shkak të komplikimeve që rezultuan nga dieta e saj ku konsumonte shumë proteina dhe nga një gjendje e rrallë gjenetike.

Hefford u gjet pa vetëdije në banesën e saj në muajin qeshor.

Pasi e dërguan në spital mjekët zbuluan se ajo ishte diagnostifikuar me një gjendje të rrallë gjenetike për shkak të konsumimit të  tepërt të proteinave.

Hefford para se të ndërronte jetë, ishte në fazat për fundimtare të përgatitjes për një konkurs për “bodybuilding”.

Për këtë arsye ajo kishte rritur sasinë e proteinave të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat