Beqa-Ahmeti fituese e medaljes së artë në ‘Arnold Classic Europe 2017’

Sporti

Beqa-Ahmeti fituese e medaljes së artë në ‘Arnold Classic Europe 2017’

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:55
Gentiana Beqa-Ahmeti

Gentiana Beqa-Ahmeti e ka fituar vendin e parë në kategorinë ‘Wellness Fitness’ në kompeticionin e mbajtur në Barcelonë.

Në një konkurrencë shumë të fortë, ku pjesëmarrëse ishin 33 vajza të cilat synuan vendin e parë, Kampionja Evropiane e vitit 2016, arriti të stoliset me medaljen e artë.

Beqa-Ahmeti ishte femra e vetme shqiptare që mori pjesë në këtë garë, e cila konsiderohet si një nga garat më të mëdha të fitnesit dhe bodybuilding-ut në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat