Të premten fillon kursi për administratorë të sportit për Federatën e Xhudos e Kosovës

Sporti

Të premten fillon kursi për administratorë të sportit për Federatën e Xhudos e Kosovës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:05
Pamje nga një seminar

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të vazhdojë me organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit.
Këtë herë, kursi mbahet për Federatën e Xhudos e Kosovës, ku krahas administratorëve të federatës, pritet të marrin pjesë edhe trajnerë, gjyqtarë e xhudistë.
Kursi fillon të premten (29 shtator 2017) dhe mbahet për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të KOK-ut.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS.
Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat