Gazmend Demolli i pari në Gjilan

Sporti

Gazmend Demolli i pari në Gjilan

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 20:16
Gazmend Demolli i AKt Racing Club Prishtina është fitues i garës në diciplinën auto-sllallom.

Gazmend Demolli i AKt Racing Club Prishtina është fitues i garës në diciplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Gjilan. Ishte kjo gara e parë që u mbajt në këtë qytet dhe për konçidencë edhe fitorja e parë e Demollit në plasmanin e përgjithshëm.

Ai garoi me veturën e tij Opel Astra OPC 2.0 dhe deri te fitorja arriti me kohën 02:24.094 minuta.

“Kam pritur rezultat të mirë, duke marrë parasysh se në garë u paraqita me një veturë më konkurruese se ajo që e kisha në pjesën e deritashme të kampionatit. Megjithatë, nuk kam pritur të renditem në pozitën e parë, pasi konkurrenca është shumë e fortë. Gjithsesi jam i kënaqur dhe besoj që në kampionatin e ardhshëm rezultate të tilla të kem shumë më shpesh”, është shprehur Demolli pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Bardhyl Canolli, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 01.758 sekonda, ndërsa podiumi për tre më të mirët e plasmanit gjeneral u plotësua me Mitat Vuçitërnën. Fituesit nëpër klasat përkatëse: Klasa 1 – Visar Hoti, klasa 2 – Bekim Hyseni, klasa 3 – Belkin Fazliu, klasa 5 – Valon Mehmeti, klasa 6 – Andis Halimi, klasa 7 – Kreshnik Mariqi, klasa 8 – Alban Berisha, klasa 9 – Gazmend Demolli. Gara e Gjilanit ishte e fundit për këtë kampionat në auto-sllallom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat