Lum Zhaveli po e përfaqëson KOK-un në Forumin e Sportistëve të Evropës

Sporti

Lum Zhaveli po e përfaqëson KOK-un në Forumin e Sportistëve të Evropës

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:52
Lum Zhaveli në mes

Notari ynë Lum Zhaveli po e përfaqëson Komitetin Olimpik të Kosovës në Forumin e 9-të të Sportistëve dhe Asamblenë e 5-të Gjenerale të Sportistëve, që po mbahet në Monako.
Komiteti Olimpik i Kosovës, ka Komisionin e Sportistëve, kryetar i të cilit është kampionia jonë olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi.
Zhaveli është përkrahë rreth 100 sportistëve dhe delegatëve nga 39 Komitete Olimpike të Evropës.
Ai para nisjes është shprehur i nderuar që i është ofruar mundësia për të përfaqësuar KOK-un dhe sportistët e Kosovës në një ngjarje të tillë. 27-vjeçari ishte pjesë e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Pjesë e Forumit dhe Asamblesë Gjenerale janë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Evropian (EOC) Janez Kocijançiç dhe sekretari general, Raffaele Pagnozzi.
Pika kryesore e asamblesë është zgjedhja e Komisionit të ri të sportistëve për periudhën 2017-2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat