Raif Musa e Halil Mahalla në seminarin e karatesë në Zvicër

Sporti

Raif Musa e Halil Mahalla në seminarin e karatesë në Zvicër

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Raif Musa e Halil Mahalla në seminarin e karatesë në Zvicër

Ka përfunduar seminarin dy ditor te udhëhequr nga Yasunari Ishimi , Instruktori kryesor për Evropë për stilin Shitoryu/Shitokai. Seminari u zhvillua në Duben dorf te Zvicrës, organizuar nga Federata e Shitoryus në Zvicër. Instruktori Ishimi 10 DAN u zotua se do te vij në Kosovë me mbajt seminar për Kata te Shitoryus.

Në këtë seminar ishin te pranishëm trajnerët e klubit te karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Raif Musa dhe Halil Mahalla, me mjete vetanjake.

“Ishte një seminar mirë i organizuar ku edhe ne mësuam diqka të re nga një mjeshtër i madh siq është Ishimi. Ai na premtoi se shumë shpejt do të vijë në Kosovë për një seminar të tillë, kurse ne i falineruar për mundësinë e dhënë”, tha Musa për "ArenaRing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat