Marrin pjesë në seminarin ndërkombëtar

Sporti

Marrin pjesë në seminarin ndërkombëtar

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:41
Pjesëmarrësit në seminar

Anëtaret e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës,  Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe  Shqipe Zogiani, po marrin pjesë në seminarin e 4-të ndërkombëtar për Menaxhimin Sportiv, i cili po organizohet nga Komiteti Olimpik i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). 
Tema e seminarit është: "Të menaxhuarit strategjikisht të organizatës sportive - rruga për sukses", kurse ligjërues janë: z. Luc Vandeputte nga rrjeti MEMOS, Prof. Assoc. Ivan Sandanski nga Akademia Kombëtare e Sportit, Sofie Bulgari dhe Dr. Stavri Bello nga KOKSH. 
Në seminarin që po mbahet në Durrës, po marrin pjesë përfaqësues të 10 Komiteteve Olimpike të pellgut të Mesdheut.
Seminari ka filluar sot dhe do të zgjasë deri të shtunën (nesër).

Dy përfaqësueset e KOK-ut do të përfitojnë shumë nga ky seminar, kështu që nga viti i ardhshëm edhe KOK do të organizojë seminarin e parë ndërkombëtar në bashkëpunim me ICMG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat