Haxhimusa: Kryesitë e klubeve janë fajtorët kryesorë për mossukseset

Sporti

Haxhimusa: Kryesitë e klubeve janë fajtorët kryesorë për mossukseset

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Bashkim Haxhimusa

Në shumicën e komunave sporti është në një situatë të vështirë dhe disa klube ballafaqohen edhe me vështirësi të mëdha, madje disa janë edhe në prag të shuarjes. Habia më e madhe është në komunën e Ferizajt, ku pothuajse të gjitha sportet janë ra përtokë, duke u nisur nga Ferizaj që garon në Ligën  e Parë, Kastrioti në hendboll (meshkuj e femra) janë as në ajër as në tokë, ndërsa basketbolli është në pikën më të ulët, deri diku volejbolli është më i organizuar sidomos Luboteni (meshkujt) dhe Kastrioti (femrat). Bashkim Haxhimusa, udhëheqës për sport në këtë komunë, ka një adresë të fajit të krizës që po kalojnë sportet. Ai tha se kryesitë e klubeve janë fajtorë kryesorë.

“Sporti edhe pas 18 viteve është në një situatë të njëjtë, thuaja se ende jemi në sport rekreativ e jo në sport kualitativ garues. Për këtë gjendje jemi fajtorë ne të gjithë, por më së shumti janë shumica e kryesive  të klubeve të cilat për një qëllim apo tjetër i zhvatin klubet për të realizuar qëllimet e tyre politike apo financiare. Të gjitha kryesitë e klubeve mendojnë se dera kryesore e financimit të klubeve e gjejnë tek Qeveria Komunale, por jo, qeveria komunale ka obligim që herë pas here klubet t’i financoj më së shumti 20 deri në 30 për qind të mjeteve financiare, ndërsa pjesa tjetër e nevojshme, duhet të gjendet te donatorët sportiv të cilët janë të shumtë dhe të sinqertë”, thotë Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Haxhimusa më tej thotë se qeveritë komunale nuk kanë asnjë përgjegjësi për mossukseset e klubeve. “Qeveria Komunale nuk ka kurrfarë përgjegjësie për mossuksesin e klubeve, sepse klubet duhet të krijojnë partneritet kryesi-donator, e jo kryesi-komunë, por nëse do të nxjerrim diçka, edhe këtu është vetëm  një defekt  nga qeveria, se që nga viti 1999 e deri më sot Qeveria komunale në një formë apo tjetër janë themeluese të këtyre kryesive pavarësisht se personat e përzgjedhur a kanë  aftësitë  menaxheriale, a dinë apo nuk dinë ta menaxhojnë sportin, ata i kanë emëruar dhe pastaj nuk i kanë kontrolluar fare. Komuna jonë ka donator të shkëlqyeshëm dhe me çdo kusht donator  janë munduar t’i financojnë klubet sportive, por unë me shumë keqardhje po e them se shumica e kryesive mjetet financiare i kanë shfrytëzuar për nevoja të veta, e thuaja se as 20 për qind e tyre nuk kanë mbërri te trajneri apo ekipi që të krijohen kushte më të mira, dhe kështu sot gjendemi në këtë situatë ku jemi”, tregon Haxhimusa. Sipas tij, edhe mediumet e bartin barrën e përgjegjësisë.

“Edhe mediumet bartin përgjegjësin e tyre, sepse disa prej tyre ose janë vetë të angazhuar në disa prej kryesive, ose kanë kumari me ta dhe se në vend se ti ngrisin këto probleme, ata i heshtin por herë pas here edhe i përkrahin, dhe me plotë te drejtë donator zhgënjehen sepse mjetet e tyre nuk publikohen kurrë mbesin në heshtje dhe rezultati sportiv i mungon”, tha Haxhimusa.  Ai tha se kanë trajner profesional: ”Ne kemi trajner të kualifikuar dhe shumë profesional për të gjitha lëmitë sportive, kemi fëmijë (brumë) nga dyja gjinitë të cilët vetëm duhet të aktivizohen me kujdes të veçantë nëpërmes ligave shkollore dhe suksesi nuk do të mungoj assesi. Unë dua ta përmendi si shembull trajnerja  prof.

Valbona Zeqa-Rexhepi, katër vite rresht ishte Kampion i Kosovës me KH ‘Kastrioti’  (femrat) dhe atë në ekipin e saj nuk ka pasur asnjë lojtare nga jashtë por të gjitha ishin ferizajase, po të njëjtën gjë e bëri edhe kryetari i KH “Kastrioti” (meshkujt) Lulzim Abazi  ku në klube ka lejuar më së shumti një apo dy përforcime nga jashtë dhe të gjithë të tjerët ishin produkt i yni dhe suksesi asnjëherë nuk i mungoi. Është koha...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat