Urime 80-Vjetori Lala Pino

Sporti

Urime 80-Vjetori Lala Pino

Sylejman Morina Nga Sylejman Morina Më 22 nëntor 2017 Në ora: 15:15
Lala Pino

Pas të ndjerit  prof. Aleksander Stipçeviqit, Lala Pino është ndër ata arbëreshë që më së shumti mban kontakte me shqiptarët dhe ka shumë njohuri për këtë popull. Ai ka vizituar të gjitha viset shqiptare. Në një takim me të në Zarë, vitin e kaluar, foli me kënaqësi për shqiptarët në prani të miqve të tij kroatë, duke i lartësuar virtytet e tyre, gjithashtu me krenari fliste për origjinën e tij. Po ashtu, brengosej që arbnishtja po shkon drejt  zhdukjes....

Lala Pino një sportist i veçantë

Derisa njerëzit e moshës tij së tij kanë vështirësi të lëvizin, e disa edhe të largohen nga shtrati, basketbollisti zaras me origjinë arbneshe, Gjuzepe Pino Gjergja, ende nuk është ndarë nga salla e basketbollit ”Kreshimir Qosiq” të Zarës, ku ushtron pesë herë në javë. Pino jeton si sportist i disiplinuar, sipas rregullave të tij, të cilave me rigorozitet u përmbahet, si në ushqim, ashtu edhe në ushtrime. Basketbollisti gjenial, është shndërruar në legjendë, i cili i dha shumë basketbollit zaras, kroat, ish jugosllav e më gjerë. Ai, me kontributin  e tij, ka ndikuar  në rritjen e namit  të KB ”Zara”, duke e bërë kampion të pesëfishtë shtetëror të ish-Jugosllavisë. Një  klub sportiv nga një qyteti  i  vogël i Dalmacisë (Zara sipas regjistrimit të vitit 1971 kishte 43.000 banorë), arriti të bëhet një superfuqi e basketbollit, në ligën e fuqishme të ish-Jugosllavisë, që ishte ndër më të fortat në Evropë. Lala Pino, sa e sa herë e kishte lagur me djersë çdo cep të dyshemesë  së tempullit  të basketbollit  zaras “Jazine”. Ai me lojën e tij brilante, torpidës zarase i kishte krijuar kënaqësi e krenari me lojërat  e magjishme e triumfuese.

Pino me zemër luani, luftarak, në mbrojtje i pa kalueshëm, i rrezikshëm në sulm, preciz në gjuajtje, organizator i lojës, temperament si çdo arbnesh kishte mentalitet triumfuesi. Njohësit  e  këtij sporti konsiderojnë se  ishte lider i vërtet i ekipit tij, ishte idol i shumë basketbollistëve të rinj, jo vetëm në Zarë, por në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë. Edhe pse loja e basketbollit është kolektive, roli i sportistëve kulminant është i një rëndësie të veçantë e herë-herë vendimtar. Ai, së bashku me të madhin Kreshimir Qosiq, ishin figurat më të shndritshme të basketbollit zaras. Bazuar në dokumente, Gjuzepe Pino Gjergja ka lindur në Zarë, si shtetas italian më: 24 nëntor 1937, ngase Zara ishte atëherë nën sundimin italian, ku  pas Luftës së Dytë Botërore i  ishte bashkuar Kroacisë-Jugosllavisë. Si djalosh, fillimisht interesimin e kishte shprehur për lojën futbollit, deri në moshën 11 vjeçare, ndërsa pas një lëndimi në dorë, babai i tij Eugenio, e kishte lutur mjeshtrin e basketbollit, arbneshin e njohur, Isidor Marshanin, që ta ushtronte në basketboll. Më 1951, si 14-vjeçar luajti për herë të parë ekipin e KB “Zara”, duke mos u ndarë deri në moshën 38 vjeçare (1976).

 Tre basketbollistë  arbëreshë  kërkojnë azil në perëndim

Më 1953, KB “Zara” bjen nga liga e parë basketbollistike, meqë klubi i Zarës ishte dobësuar shumë, pas azil-kërkimit në perëndim të disa lojtarëve më të mirë të ekipit. Ata e kishin shfrytëzuar pjesëmarrjen  e klubit  në një turne  në Austri, ku kishin vendosur të mos ktheheshin më në Jugosllavi, si Isidor Marshan, lojtar trajner dhe kapiten, organizator i lojës kishte ikur në Itali e pastaj  më vonë në Australi. Karrierën sportive e kishte zhvilluar në Itali, pastaj në Australi. Vëllai i tij Benito, vëllai i Pinos Ante Gjergja, kishin  shkuar  në Kil ku atje ishin marrë me basketboll. Ndërsa më 1957 Pino me ekipin e konsoliduar arritën që KB “Zara” ta rikthejnë në ligën e parë të basketbollit jugosllav.

 Një karrierë e pasur sportive

Dashuria ndaj Zarës ishte e përjetshme dhe e dëshmuar si trajner i ekipit italian, në ekipin “Gorica”, njëherësh edhe kur kishte luajtur  për KB “Zara“, duke e ndihmuar që mos të përsëritej rënia nga liga e parë. Gjatë karrierës së gjatë sportive, që nga viti 1958 deri në dhënien e lamtumirës  basketbollit aktiv, ka luajtur 315 ndeshje, duke shënuar 6.640  pikë. Anëtar i jugo-reprezentacionit bëhet më 1958 ndërsa më 1960 merr pjesë në olimpiadën e Romës. Gjithashtu, në kampionatin  botëror të mbajtur në Rio 1963 për herë të parë luan për reprezentacionin jugosllav, duke e fituar medaljen e argjendtë, pastaj më 1964në olimpiadën Tokios, më 1967 kampionatin botëror në Uruguai, më  parë më 1965 kampionatin evropian në Moskë . Fanellën e përfaqësuese së Jugosllavisë e kishte veshur 103 herë,  duke shënuar 611 pikë.  Dy herë ishte kapiten i reprezentacionit të Evropës. Pas  largimit si lojtar aktiv, më  1976 Pino  kishte ushtruar funksionin e trajnerit të KB “Zara”, pastaj më 1983 përzgjedhës i Jugosllavisë. Më 1994 përzgjedhës i Kroacisë, ku në Kanada, nën drejtimin e tij stoliset me medaljen e bronztë. Pino profesionin e trajnerit e ka ushtruar në: Itali, Greqi dhe Kosovë.  Për në kontributin e dhënë në sportin kroat, është nderuar  dy herë me mirënjohjen shtetërore për sport ”Franjo Buqar”, më1994 dhe më 2014 për vepër jetësore. Po ashtu edhe Bashkia e Zarës, më 2010  e nderoi me shpërblimin për vepër jetësore. Më 24 nëntor, Lala Pino mbush 80 vjet. 

Shëndet të plotë, i madhi Lala PINO!

Urime  80-Vjetori  Lala Pino

Shkruan Sylejman Morina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat