Eklent Kaçi, Shqipëria ka kampion bote në bilardo

Sporti

Eklent Kaçi, Shqipëria ka kampion bote në bilardo

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:47
Eklent Kaçi

Shqipëria është e vështirë që me ekipe të arrijë të fitojë ndonjë eveniment madhështor, ndërkohë që në sporte individuale është më e lehtë, të kaptën të hysh në zonën e medaljeve. Dhe këtë e kanë bërë ndër vite mjaft sportistë.

Rasti i fundit është ai i Eklent Kaçit, që shfaqi talentin e tij në turneun Botëror të Bilardos në Neë York, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në lojën taktike. 18 vjeçari shqiptar ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball”, duke mundur finlandezin Petri Makkonen.

Përballja me kundërshtarin finalndez ishte e fortë, por talenti 18 vjeçar nga qyteti i Laçit, ishte gjithmonë disa hapa para përballë kundërshtarit të tij. “Unë nuk kam luajtur shumë në serinë 8-ball, por unë jam shumë i kënaqur kur luaj në këtë lojë, sepse është shumë taktike dhe më pëlen kështu.

Kur një lojë është taktike, nuk ka më fat, kush zbret në fushë, duhet të tregoj mençuri. Kjo është mënyra ime e lojës. Nuk është e lehtë të fitosh një turne në moshën 18-vjeçare. Unë di atë që kam bërë për të arritur këtu”- është shprehur Klent Kaçi.

Ai ia dedikon suksesin në turneun Botëror të Bilardos përgatitjes së vazhdueshme në Shqipëri, ku thekson se, kur shokët e tij mendonin për kafe, ai mendonte për të ardhmen e tij në sportin e bilardos. “Unë jam praktikuar shumë. Kam kaluar shumë orë gjatë viteve të fundit në sallat e bilardos. Jo si shumë djem të rinj që shkojnë pijnë dhe festojnë apo argëtohen. Unë kam qenë duke menduar për këtë ditë për disa vjet.

Ndihem shumë mirë kur vij në tavolinë për të luajtur. Unë luaj pa marrë parasysh kush është kundër meje, sepse mendoj gjithmonë që jam favorit për të fituar. Unë dua të jem numri 1 në botë dhe e shoh veten në krye të renditjes botërore” – ka përfunduar kampioni shqiptar i turneut “US Open 8-Ball”. Por nuk mbarojnë këtu sukseset e Eklent Kaçit.

Para pak ditësh bilardisti laçian fitoi edhe Kupën “Pavarësia” në turneun që u zhvillua në Tiranë, në një tjetër disiplinë, atë në Snooker. Kaçi mundi në finale bilardistin me eksperiencë Zaja, duke ngritur trofeun e radhës. Në Shqipëri nuk njeh kundërshtar, ai po mendon për turnetë e tjerë ndërkombëtarë dhe tani që ka fituar edhe eksperiencën e duhur, me siguri atë do ta shohim të bëhet numri një në botë. E ardhmja flet për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat