Ditë më parë theu rekordin për grushtin më të fuqishëm, tani Ngannou nokauton brutalisht kundërshtarin

Sporti

Ditë më parë theu rekordin për grushtin më të fuqishëm, tani Ngannou nokauton brutalisht kundërshtarin

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 00:12
Ai nokautoi kundërshtarin Alistair Overeeme në rundin e parë, që të jemi më saktë në minutën 1:42.

Javën e kaluar Francis Ngannou theu rekordin për grushtin më të fuqishëm në botë.

Tani ‘Grabitqari’ gjithë fuqinë e tij e veri në punë në luftën e fundit e vlefshme për UFC 218.

Ai nokautoi kundërshtarin Alistair Overeeme në rundin e parë, që të jemi më saktë në minutën 1:42.

Francezi me prejardhje nga Kameruni është duke bërë emër dita ditë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet deri sa të arrijë në maje të këtij sporti.

Vlen të theksohet se asnjë nga kundërshtarët e tij në karrierë nuk kanë arritur të durojë më shumë se dy runde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat