Adnan Kuqi, Albert Rudoviq dhe Diellëza Rama përfaqësojnë Malin e Zi

Sporti

Adnan Kuqi, Albert Rudoviq dhe Diellëza Rama përfaqësojnë Malin e Zi

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:23
Ilustrim

Adnan Kuqi, Albert Rudoviq dhe Diellëza Rama, anëtarë të Klubit të karatesë "Ulqini" në kuadër të Përfaqësueses së Malit të Zi do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj, i cili do të mbahet në Herceg Novi, më 08-10 dhjetor.

Tre garuesit tonë do të ndeshen me më të mirët e Ballkanit në një konkurrencë mjaft të fortë.

Adnan Kuqi në kategorinë e tij për seniorë te rinj +84kg do të ketë 14 garues. Albert Rudoviq në kategorinë e tij për kadetë -70kg do të ketë 25 garues.

Diellëza Rama në kategorinë e saj për juniore +59 kg do të ketë 26 garuese, raporton “Sporti i Ulqinit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat