Cristiano Ronaldo, njeriu që sfidon Michael Jordan

Sporti

Cristiano Ronaldo, njeriu që sfidon Michael Jordan

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:49
Cristiano Ronaldo dhe

Michael Jordan hyri në NBA në 1984, pak pas Lojërave Olimpike të Los Angeles. Ai luajtur 14 sezone në kampionatin më të mirë të basketbollit në tre etapa.

Në fillim, ai mësoi deri sa kuptoi, nga trajneri Phil Jackson, se basketbolli është një lojë ekipi. Ai fitoi tre unaza.

Në fazën e dytë, pas tërheqjes së tij të parë, ai fitoi tre tituj të tjerë për t’i dhënë fund një ecurie spektakolare me Chicago Bulls.

Në vitin 2001 ai bëri magjinë. Ai u rikthye nga pensioni duke veshur fanellën e Wizards. Ai ka lënë momente të paharrueshme në ndeshjen e “All Star” ku shënoi 40 pikë në moshën 40-vjeçare.

Madhështia e tij është e padiskutueshme. Jo vetëm që pretendohet se ai është më i miri i historisë së basketbollit, por ai është një nga atletët më të mirë të historisë, për disa më i miri.

Michael Jordan e ka fituar ‘vetëm’ pesë herë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Por gjatë periudhës së tij të artë Jordan nuk ishte gjithmonë MVP. Magic fitoi trofeun tri herë, Tim Duncan dy të tjerë. Ndërsa Robinson, Barkley dhe Karl Malone fituan nga një herë. Ishte një kohë e mbushur me lojtarë të talentuar.

Nuk diskutohej që ai ishte më i miri. Por disa guxuan ta sfidonin.

Merita e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldo-s, i cili sapo ka fituar Ballon d’Or e pestë, është se ka arritur të fitojë në një epokë kur ka luajtur edhe Michael Jordan i futbollit, Leo Messi.

Ylli i Real Madrid ka arritur të sfidojë në të gjitha nivelet me numrin 10 të Argjentinës madje duke e kaluar në disa aspekte, si në rekordin e golave të shënuar në Champions League, kompeticioni më i mirë në botë, dhe një turne të cilin e ka dominuar gjatë viteve të fundit.

Dhe gjithë këtë e ka bërë me forcën e tij atletike, talentin dhe ambicien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat