Rusia ndalon Flamurin e Kosovës! Klubet e Serbisë vijnë e luajnë me Flamur të Serbisë në Kosovë! Ju federatat tona vishni kulet!

Sporti

Rusia ndalon Flamurin e Kosovës! Klubet e Serbisë vijnë e luajnë me Flamur të Serbisë në Kosovë! Ju federatat tona vishni kulet!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:04
Flamuri i Kosovës

Debat

Vishni kulet ju Federatat, që nga ajo e futbollit, e basketbollit, e hendbollit, e volejbollit etj. Komiteti Olimpik i Kosovës, MKRS, se asgjë tjetër nuk iu ka mbetur. Ndryshe nuk iu shoh dhe as mund të iu shoh, nga pasiviteti, nga heshtja dhe mos reagimi ndaj aktiviteteve ilegale sportive të klubeve nga Serbia. Në Zubin Potok, në Leshak, në Leposaviq, në veri të Mitrovicës etj. valon Flamuri i Serbisë dhe këndohet himni i Serbisë, hiq më larg së në maji të këtij vitit në Graçanicë, kur na erdh klubi famëkeq Cërvena Zvezda. 

Xhudistet e kombëtares së Kosovës, pengohen të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Masters” në St, Petersburg të Rusisë. Shteti i Rusisë nuk lejon Flamurin dhe himnin e Kosovës. Jo, jo, jo, nuk e lejon dhe ata përdorin gjithë makinerinë që kanë për të mos lejuar.

Në Kosovë, federatat tona po tregohen burra, po tregohen shumë demokrat dhe heshtin, asnjë zë dhe pikë! More Ju drejtuesit e federatave, që gati po duket se do t’i vishni edhe kulet, që iu ka hyrë frika në palcë pa pikë nevoje, por a e dini se jeni të pranuar në asociacionet ndërkombëtare, të barabarta me të gjitha federatat e shteteve tjera. Bëhuni burra e reagoni ndaj aktiviteteve ilegale serbe. Vendosni një herë, merreni guximin, se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtar, lutem mos të frikësoheni, se nuk e keni nevojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat