Haliti i përgjigjet Imerit

Sporti

Haliti i përgjigjet Imerit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 14:33
Astrit Haliti

Prindi i notares së talentuar, Sara Imeri, Luigji, kishte akuzuar shumë rëndë Federatën e Notit të Kosovës dhe sipas tij, ka padrejtësi ndaj sportistëve. “Kriminaliteti i radhës nga FNK-ja (Federata e Notit të Kosovës). Pjesëmarrja në kampionatin evropian të notit në pishina 25m në Danimarkë, dhjetor 2017. Pjesëmarrja në këtë kampionat nuk ka kufizime për numër të pjesëmarrësve. Notarja Sara Imeri ka rezultatin më të mirë në Kosovë për vitin 2017 në pishina 25m”, ka shkruar mes të tjera Imeri. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka sqaruar situatën dhe sesi ka qenë puna për në Danimarkë.

“Gjithashtu gjeni të bashkangjitur dhe refuzimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian të Notit në vitin 2015”, tregon Haliti.

ImageImeri ka thënë: Kriminaliteti i radhës nga FNK-ja (Federata e Notit të Kosovës), si e shpjegoni? ”Lidhur me pyetjen e juaj rreth një komenti dua të ju sqaroj juve si gazetar dhe opinionit në përgjithësi për rastin në fjalë. Sportistja për të cilën është shkruar ka qenë e ftuar të marrë pjesë më reprezentacionin si vijon: 1. Në dhjetor të vitin 2015 në Kampionatin Evropian të notit të zhvilluar në Netanya në Izrael, dhe nga e njëjta (prindi), kemi marrë përgjigjeje negative.

2. Në vitin 2017 sportistja ka qenë e ftuar në reprezentacionin e Kosovës në not për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, dhe e njëjta nuk i është përgjigjur fare ftesës për pjesëmarrje, (përkundër faktit se i është paguar akomodimi dhe transporti për pjesëmarrje). 3. Kampionati i Republikës së Kosovës në pishina të shkurta është mbajtur më datën 04-05/11/2017 në Kosovë dhe e njëjta nuk ka marrë pjesë në kampionat shtetëror, ndërsa komisioni profesional ka marrë për bazë rezultatet më të mira të arritura në Kampionatin Shtetëror. Sa i përket kohëve më të mira të arritura në pishina të shkurta. Unë po ju dërgoj edhe dokumentin e paraqitur ku figuroj edhe kohët më të mira të sportistëve që do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Europian të notit që zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.  

Është e vërtet që nuk ka kufizime për pjesëmarrje në Kampionatin Europian por gjendja financiare e Federatës nuk na mundëson që të dërgojmë më shumë sportist dhe më më shumë ishte në pikëpyetje pjesëmarrja, por falë mbështetjes së pjesshme nga ana e organizatorit dhe ftesës për pjesëmarrje më dy garues dhe një trajner u organizuam në momentin e fundit pjesëmarrjen e garuesve tonë”, tha Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat